Gazetari Klevin Muka, në një intervistë për News24, denoncoi dhunën policore gjatë protestave 10-ditore të studentëve.

Ai solli shembullin e një 15-vjeçari, i ciliu godit me shkop gome nga policia ndërsa po hante bukë. Muka i cilësoi këto raste skandaloze dhe të paprecedenta, duke deklaruar se rreth 90 për qind e arrestimeve gjatë protestave janë shpallur të paligjshme.

Sipas gazetarit, pakënaqësia shtrihet edhe te mbështetësit socialistë, të cilët përballen me vështirësi ekonomike dhe pasiguri për të ardhmen. Ai theksoi se të rinjtë e shohin largimin nga Shqipëria si ëndrrën e tyre më të madhe, ndërsa shumë qytetarë nuk kanë mundësi të krijojnë familje apo të sigurojnë një strehë.

Muka u shpreh se protesta ka ndikuar në vrasjen e frikës, duke i nxitur njerëzit të shprehin hapur pakënaqësinë.

Klevin Muka: Një 15-vjeçar po hante bukë dhe u godit me shkop gome nga policia. Policia ka ushtruar terror.

Këto raste janë skandaloze, të paprecedenta. Rreth 90 përqind të arrestimeve në protesta janë shpallur të paligjshme. Në punën time shoh se edhe njerëzit më radikalë socialistë marrin në telefon dhe shprehen të pakënaqur. Kjo, sepse janë 500 mijë pensionistë që marin më pak se 200 mijë lekë të vjetra pension.

Fatkeqësisht, ëndrra më e madhe e të rinjve është që të ikin nga vendi. Njerëzit nuk e kanë të sigurt të ardhmen dhe të tashmen. Qytetarët në Shqipëri nuk e kanë të mundur që të krijojnë një familje apo të kenë një strehë. Njerëzit kishin frikë të shpreheshin dhe protesta ka ndikuar që të vritet frika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb