Doriana Musai, pedagoge, e ftuar në emisionin Prime News24 komentoi protestat e studentëve.
Musai u shpreh se dialogu i kryeministrit pas hurit ndaj fëmijëve e studentëve nuk ka kuptim.
Shtoi se guri i studentëve është revolta se kërkesat e tyre nuk po marrin zgjidhje.
Doriana Musai, pedagoge: Të rinjtë janë frikësuar në mënyrë të tmerrshme.
Fëmija që përndiqet po humbet besimin tek institucionet e rendit. Kur ndiqesh nga njerëz me kapuç, që nuk dihet se kush janë, kjo tregon shumë për forcat e rendit. Ka humbur besimi tek policia.
Guri i studentëve është revolta se kërkesat s’po gjejnë zgjidhje. Dialogu pas hurit nuk ka më kuptim.
