Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.0 ballë që goditi Tibetin verior të enjten në mbrëmje.
Lëkundjet shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa mbi 300 banesa u shembën, duke detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të kërkonin strehim në hapësira të hapura ose në automjete.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, e cila citon zyrtarët lokalë, tërmeti goditi në orën 22:33 sipas kohës lokale, në provincën malore Nagqu, në veri të Tibetit.
Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhej afërsisht 400 kilometra larg Lhasës, kryeqytetit të Tibetit.
Pamjet e transmetuara nga mediat shtetërore kineze tregojnë banorë që largohen me nxitim nga banesat e tyre pas lëkundjeve të forta, ndërsa dëmet në ndërtesa kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e komuniteteve të prekura.
Sipas të dhënave të raportuara, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Kinë që nga janari i vitit 2024.
Autoritetet lokale po përballen me pasojat e tërmetit, ndërsa banorët e mbetur pa strehim janë detyruar të kalojnë natën jashtë shtëpive të tyre, në pritje të vlerësimit të dëmeve dhe të situatës në zonat e prekura.
UPDATE: Footage captures shaking from a reported M7.0 earthquake in Baqing County, Nagqu, Tibet.
China – Sismo – Terremoto – Temblor https://t.co/tyNYJmUjwx
— GeoTechWar (@geotechwar) October 22, 2026
