Në ndeshjet e tjera të Europa League ranë në sy sukseset në transfertë për Bayer Leverkusen dhe Benfikën e Lisbonës. “Aspirinat” triumfuan 0-2 në transfertën greke ndaj Ofit të Cretës. Miqtë siguruan 3 pikët falë dopietës së Jonas Hoffman në minutat 35 dhe 38.
Më e thellë fitorja e Benficës. Luzitanët triumfuan me “poker” golash në transfertën qipriote ndaj Omonias. Autogoli i Negos në pjesën e pare si dhe realizimet e Pavlidis, Aursnes dhe Prestiannit, bën që Benfica të merrte fitoren e 3 në po kaq ndeshje.
Fitore e thellë e gjermanëve të Hoffenheim 3-0 ndaj Lyon. Vendasit realizuan tre here falë Kramariç, Daghim dhe Hlozek. Këto ishin pikët e para në fazën e ligës për Hoffenheim dhe humbja e pare për francezët e Lyon.
Barazim dramatik 2-2 në Stamboll atje ku Besiktas dhe Crystal Palace zhvilluan një ndeshje emocionuese. Ndidi kaloi vendasit në avantazh në fundin e pjesës së pare, përpara se sa londinezët të përmbysnin avantazhin brenda 4 minutash me golat e Pino dhe Matetas. Olaitan barazoi shifrat 20 minuta nga fundi për ekipin e Italianos. Ndërsa 4 minuta më vonë Akdag u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që Besiktas ta mbyllte sfidën me inferioritet numerik. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi deri në fund, me Besiktas dhe Crystal Palace që ndajnë pikët.
