Ja pse duhet dëgjuar zëri i Gjeneratës Z! I riu flet qartë, pa emocione të tepruara, me argumente dhe realizëm për situatën. Pavarësisht moshës, ai bën thirrje që të ruajmë historinë dhe të mos harrojmë figurat që kanë bërë histori e kanë dhënë jetën për atdheun. Historinë duhet t’ua përcjellim brezave, jo ta fshijmë apo t’i heqim nga kujtesa ata që kanë kontribuar për vendin. Ky i ri e shpreh qartë se paraja nuk është gjithçka, por më të rëndësishmet janë vlerat që krijojmë dhe ruajmë.
Studenti: Vij nga një familje e persekutuar nga Tepelena. Kur kthehem në Shqipëri shkoj te gjyshja ime, dhe shoh në sytë e saj një dhimbje 40-vjeçare në diktaturë shumë të keqe. Në Tv shoh në ccdo kanal fytyrën e Edi Ramës dhe të këtyre të tjerëve. Këta janë bijtë e persekutorëve. Në librat e shkollës lexon atë që thoshte Enver Hoxha. Ne kemi nevojë për vlerat konservatore, janë ndryshe nga të majtat sepse janë vlera shpirtërore, nuk janë materiale, ne besimin e kemi tek zoti, jo tek paraja, ky është konservatorizmi. Duhet të krijojmë një konservatorizëm shqiptar. në SHBA dhe Angli kanë traditën e vet, kanë autorët e vet, filozofët e vet. Ne i kemi patur por i kanë hequr nga historia. Ne i kemi. Mid’hat Frashëri, babai i nacionalizmit shqiptar, babai i Ballit Kombëtar, një figurë e shquar, por nuk flitet as në librat e shkollës për të. Duhet t’i rizbulojmë dhe t’i rikthejmë në shoqëri. Ne nuk jemi kopja e shëmtuar e një partie tjetër, pro ne jemi PD, jemi shqiptarë, jemi patriotë. Përdoret ende sot fjala ballist i sharje, si tradhtarë të kombit. Unë mendoj që tradhtar janë vetëm ata që janë në pushtet tani, baballarët dhe gjyshërit e atyre që na kanë vrarë dhe torturuar.
