Në ndeshjet e tjera të raundit të dytë të Conference League Atalanta pësoi humbjen e parë në , duke u mposhtur 2-0 nga Ajaxi në Amsterdam. Pas një pjese të parë me raste nga të dyja skuadrat, zikaltërit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa portieri Carnesecchi mbajti në lojë italianët me disa pritje vendimtare.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutat e fundit, kur Tolu Arokodare zhbllokoi rezultatin në minutën e 87-të, pas një gabimi në mbrojtje, ndërsa talenti i ri Ouazane vulosi fitoren e Ajaxit në minutën e 92-të. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat mbeten me nga 3 pikë në renditjen e kompeticionit.
Trabzonspor fiton edhe pa Ernest Muçin në fushë. Ekipi turk mundi pastër 2-0 skocezët e Hearts.Fantazisti kuqezi nuk u preferua të aktivizohej asnjë minutë në këtë përballje, ndërsa golat për vendasit u realizuan nga Mo Salah me 11 metërsh dhe Franculino. Ky ishte suksesi i dytë për Trabzonspor në këtë kompeticion, në po kaq ndeshje.
Sukses i thellë 3-0 në Principatë i Monaco ndaj gjermanëve të Freiburg. Vendasit dominuan gjithë takimin duke realizuar 3 herë me Brunner, Camara dhe Fati. Kjo ishte fitorja e dytë për Monaco që ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Freiburg ndalet në 3 pikë.
