Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve kanë shprehur solidaritetin me protestën studentore.

Të rinjtë kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes sloganeve “Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet”.

Me pankarta në duar, studentët korçarë kanë shprehur mbështetjen për bashkëmoshatarët e tyre, duke kërkuar një të ardhme më të sigurt dhe duke bërë thirrje për solidaritet mes studentëve.

Në disa prej pankartave shkruhet “Bursat nuk janë mjete politike”, “Duam diplomë për të qëndruar jo biletë për t’u larguar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb