Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme nuk ka preferuar të dëgjojë shqetësimet e studentëve, por ka zgjedhur që të nxjerrë disa figura, persona për të cilët thotë se nuk janë studentë, duke u bërë gjyq publik.
Kryeministri harron ish-zv.kryeministra që janë marrë në hetim nga SPAK.
Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi disa individë, duke pretenduar se kanë qenë të përfshirë në vepra penale si vjedhje dhe dëmtime të pronës.
Kryeministri i cilësoi këta persona si pjesë të asaj që ai e quajti “komponenti kriminal” i protestave. Ai theksoi se qytetarët duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave paqësore dhe përballjes demokratike.
“Vazhdojmë me studentin EK, vjedhje, dëmtime me dëmshme vepra që janë dënuar më parë. Asnjë lidhje me Universitetin…LV, 24 vjec asnjë lidhje me Universitetin me precedentë, vjedhje…”, tha ai duke shtuar: këta janë një pjesë e komponentit kriminal. Por qytetarët duan të thonë që rruga për të kërkuar të drejtën , rruga për të luftuar demokratikisht kundër kujtdo që ndjehesh që nuk të përfaqëson është rruga paqësore e ballafaqimit demokratik dhe të forcave. Idetë ballafaqohen çdo ditë, forca në zgjedhje”, tha ai duke shtuar: “Distancohuni nga dhuna. Idetë janë çështje të vetat. Por dhuna nuk është ide, por krim. Dhuna është armik i qeverisë dhe i çdo individi. Ka një orë për të folur për të gjitha, ora për të folur sot ishte kjo. Nesër do ju ekspozojmë të tjera gjëra për të ndarë të gjithë një bindje të rrënjosur te funksionimi i institucioneve. Bindjen se askush nuk do të ngelet pa u ekspozuar”
Shqipëria është përfshirë nga protesta rreth 4 muaj të quajtura ndryshe “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri nuk e dëgjoi dhe e injoroi, ndërsa sot u kërkon studentëve dialog, pas dhunës policore.
