Harry Kane nuk e fsheh se gara për Topin e Artë është e vështirë për t’u injoruar, edhe pse sulmuesi anglez përpiqet të qëndrojë larg zërave që qarkullojnë rreth çmimit prestigjioz individual.

‘Përpiqem që të mos e mendoj, por sigurisht që është e vështirë, ka zëra që qarkullojnë, kështu që unë kërkoj që të qëndroj sa më larg tyre. Do të përpiqem të shijoj mbrëmjen e së hënës sa më shumë që të jetë e mundur’.

Kane është ndër emrat që përmenden në diskutimet për Topin e Artë, ndërsa ceremonia pritet të zbulojë se kush do të shpërblehet për paraqitjet e tij gjatë sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb