Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, dhe mbrojtësi Amar Gërxhaliu janë dy emrat që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Caprile është pjesë e klubit italian, ndërsa Gërxhaliu, me prejardhje nga Kosova, aktivizohet në futbollin turk.
Ky zhvillim mund të zgjerojë opsionet e Kombëtares shqiptare për grumbullimet e ardhshme. Pajisja me pasaportë shqiptare krijon mundësinë që dy lojtarët të shqyrtohen si alternativa për përfaqësuesen, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, kjo lëvizje ka qënë dëshirë e trajnerit të kombëtares Maran. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se ata do të përfshihen në grumbullimin e ardhshëm.
