Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur, pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj njerëzve pranë një kishe në Jordani, sipas informacionit paraprak.

Në momentin e të shtënave, brenda kishës ndodheshin rreth 150 deri në 200 persona, të cilët po merrnin pjesë në një ceremoni mortore.

Autoritetet po kërkojnë autorët e sulmit. Në informacionin e përcjellë nuk jepen hollësi për identitetin e tyre apo motivet e ngjarjes, ndërsa cilësimi i saj si sulm terrorist mbetet për t’u konfirmuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb