Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të lokalizuar në Oleshky, me qëllim shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe përgatitjen për evakuimin e civilëve.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të hyjë në fuqi më 29 tetor.
Ndërprerja lokale e luftimeve synon të mundësojë dërgimin e ndihmave për popullsinë civile dhe përgatitjet për largimin e saj nga zona.
Në informacionin e përcjellë nuk përcaktohet kohëzgjatja e armëpushimit apo mënyra se si do të organizohet evakuimi.
