Nesër do të mbahet protesta e madhe kombëtare kundër qeverisë.
Analisti Marsid Gupi, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë tha se nesër pritet që të ketë pjesëmarrje të lartë.
Shtoi se policia është e motivuar, sepse do të marrë shpërblim. Sipas Gupit, kryeministri po ndërton shtet policor.
Marsid Gupi: Unë jam pro protestës. Ka shumë mundësi që nesër pjesëmarrja do jetë e lartë.
Nesër nga molto teke mund të kemi multi molto për policët. Policia tani është e motivuar për të vepruar, se do marrë shpërblim.
Shqipëria është një vend që ka probleme tepër të mëdha me shëndetësinë, me arsimin dhe thuajse në çdo sektor. Ia vlen të protestohet në një vend, që nuk funksionon asgjë.
