Një përplasje u shënua tek Ministria e Arsimit mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe tani janë tek Sheshi Skënderbej.
Ata pritet që të shkojnë sërish tek godina e Kryeministrisë, ku nisi edhe protesta.
Në protestën e sotme janë bashkuar pedagogët, skafet akademike, mjekë dhe stafe mjekësore, sikundër edhe prindër.
Gjithashtu, në mbështetje të protestës janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që Shqipëria të marrë një tjetër rrugë, drejt zhvillimit.
