Partizani vijon përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit boshnjak Aleksandar Joviçiç. Mbrojtësi 31-vjeçar ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, duke u bërë pjesë e projektit të kryeqytetasve pas eksperiencës së fundit në kampionatin hungarez me Kisvárda FC.

“FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Aleksandar Jovicic. 31-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina ka firmosur një kontratë 1+1 me të kuqtë. Joviçiç i bashkohet Partizanit pas përvojës së tij të fundit në Hungari me Kisvarda FC. Gjithashtu përgjatë karrierës së tij ai regjistron eksperienca në kampionatin boshnjak me klube si Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa, si dhe në kampionatin kroat, ku ka luajtur te Slaven Belupo, NK Istra dhe HNK Gorica”.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb