Gjin Gjon në “News24” ka folur për situatën dhe përballjen me efektivët e policisë të cilët gjatë protestës i hodhën sprej në sy.

Ai ka hedhur akuza të forta nga drejtuesve të policisë dhe efektivëve që kanë përdorur dhunë ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve shqiptarë.

Ai gjithashtu theksoi se do të bëjë një kallëzim penal.

“Një vepër kriminale nga Komandanti i Shqiponjave Viktor Tollaj, është një bandit i veshur me uniformë, ka dhunuar dhe qytetarë të tjerë dhe njerëz të tjerë që kanë dalë në protestë paqësisht. Edhe pse ishte jashtë perimetrit të sigurisë dhe janë sjellë si bandë kriminale. I bëj thirrje edhe Prokurorisë të Tiranës të nisë çështje penale ndaj këtij personi. Nga nesër do bëj kallëzim penale dhe kërkoj pezullimin nga detyra. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të ulë tempin e policëve që ka në komandë dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj që është një kryekriminel bashkë me këto persona. Iu është dhënë urdhër të qëllohet me breshëri, plumba gome, gaz lotsjellës në mënyrë të pandërprerë dhe pa paralajmërim. Kjo polici është kthyer në një bandë kriminale”, tha ai.

Gjithashtu ai bëri edhe një thirrje për SPAK që të ndërhyjë përballë kësaj dhune.

“Policia po merr urdhra nga njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me shtetin ligjor, janë kthyer në bandë të armatosur që terrorizojnë qytetarët, nuk ndodh në asnjë vend në botë. Të qëllosh me plumba gome, gaz lotsjellës të mitur nuk është njerëzore. Hedhja e sprej pas asnjë konflikti direkte në sy dhe më shkaktoi dhimbje 2 orë, është një ngjarje dhe duhet ndëshkuar. I bëj thirrje prokurorisë edhe SPAK të ndërhyjë ndaj dhunës dhe të vendosë në pranga, duke fillua të gjithë zinxhirin drejtuar të policisë së shtetit, duke nisur nga Skënder Hitaj, drejtorin e policisë Tiranë, FNSH , persona që janë drejtues të Operacionales dhe të Shqiponjave të Tiranës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb