Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në një intervistë në studion e “News24”, foli për protestën dhunën policore ndaj të rinjve. Ai ka ndarë edhe disa raste të rënda duke treguar se kanë mbledhur prova e fakte të dhunës së përdorur ndaj protestuesve. Dhe për këtë ai tha se do të bëjnë edhe një kallëzim në SPAK.
“Përdorimi në mënyrë kriminale i plumbave të gomave është e pafalshme. Kush e ka barë, krerët e policisë kanë dhënë urdhër apo ministri i brendshëm apo Edi Rama do të mbajmë përgjegjësi. Dhunë që po ushtrohen, në komisariate në makinat e policisë, mos të mendojnë se do t’i harrojmë do t’i mbajnë të gjithë përgjegjësi. Jemi duke mbledhur fakte dhe prova për t’i dorëzuar në SPAK dhe do ta bëjmë shumë shpejt. Kemi dëshmi nga të rinj e të reja që tregojnë se si janë dhunuar në komisariate… Ka edhe të mitur por për fat të mirë janë më pak. Ne kemi qenë në Bllokun e Sigurisë ku kemi folur mbi 100 protestues që janë ndaluar dhe janë dhunuar…Në komisariatin 2 janë dhunuar brenda komisariatit. Kishte policisë nga të dy anët protestuesit kalonin në mes dhe goditeshin nga të dy anët. Kemi dëshmi të një vajze që na tha se komisariatin 2 protestuesit çoheshin në tualet dhe rriheshin në tualet. Disa protestues na konfirmuan të njëjtën gjë…”, tha ai, duke shtuar: “Ajo që ndodhi sot me atë djalin e ri që rrezikon shikimin është një krim shtetëror dhe do të mbajnë përgjegjësi, të gjithë ata që kanë bërë atë që po ndodh, policia, ata që kanë dhënë urdhër, ministri i Brendshëm dhe Edi Rama vetë”, tha ai.
