Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.
Berisha i ka bërë thirrje Prokurorit që të hetojë policinë, duke theksuar se policia po vepron barbarisht mbi protestuesit.
“I bëj thirrje prokurorit të vërë para ligjit këta punonjës që sillen si kafshë ndaj studentëve dhe qytetarëve. Të sekuestrojë planin e përhapjes të forcave të rendit, të identifikojë vrasësit me pagesë 2500 që marrin nishan në syrin, ballin apo gjoksin e protestuesve paqësore. Ndërkohë që ato armë lejohen vetëm në gjymtyrë të poshtme”, tha ai.
