Një grup të rinjsh ka zgjedhur një mënyrë ironike për të protestuar kundër Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Edi Rama, në ditën e 13-të të revoltës studentore në Tiranë.
Duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh që Rama u premtoi efektivëve të policisë, protestuesit kanë dalë me një letër ku shkruhet 2500 lekësh, duke u përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë forcave të rendit: “Kaq vleni!”.
Veprimi i të rinjve vjen pas përplasjeve të ditëve të fundit mes protestuesve dhe policisë, gjatë të cilave janë raportuar të plagosur dhe akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj demonstruesve.
Njëri prej protestuesve deklaroi se gjesti ishte një reagim ndaj dhunës së pretenduar policore, duke shprehur solidaritet me studentët dhe të rinjtë që janë lënduar gjatë tubimeve.
“2500 lekë vlen policia e shtetit dot, për të gjithë çunat dhe gocat që janë goditur. Dilni të gjithë, të rrëzojmë këtë qeveri. Ishalla jep dorëheqjen sa më parë”, shprehen ata.
