Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit, gjatë protestës së sotme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Situata është tensionuar në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku efektivët e policisë kanë bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet, duke kufizuar lëvizjen në këtë pjesë të kryeqytetit.
Forca të shumta policore janë vendosur në zonë, ndërsa sheshi është rrethuar nga efektivët në kuadër të masave të sigurisë.
Hedhja e molotovëve drejt forcave të rendit shënon një tjetër incident gjatë protestës së 25 tetorit, e cila është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë.
Më herët, tensione janë regjistruar edhe përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, ka kryer shoqërime dhe ka përdorur spraj djegës.
Protesta e sotme shënon ditën e 13-të të revoltës studentore, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
