Kryeministri Albin Kurti u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të dalin në votime dhe të votojnë për Koalicionin Shqiptar me numër 17.
Ai ka theksuar se secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Për bashkimi në Koalicionin Shqiptar kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit. Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni Koalicionin Shqiptar, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”.
Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garojnë me listën e përbashkët Koalicioni Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot në Serbi. Pas vitesh përçarjesh dhe rivalitetesh, partitë u bashkuan me ndërmjetësimin e kryeministrit Albin Kurti dhe synojnë të fitojnë tri ulëse në krahasim me një sa kishin pasur në mandatin e kaluar. /Kosovapress/
