Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në fjalën e tij pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste u pyet edhe për protestën dhe rastin e plagosjes në sy të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli.
Balla u shpreh se të ndodhesh në të tilla protesta është e rrezikshme. Edhe njëherë tha se Antifa ka gisht në ngjarjet e dhunshme edhe në Shqipëri.
Taulant Balla: Antifa ka ndikimin e vet dhe në Shqipëri. Këta që pretendojnë se janë antifashistë, po sillen më keq se fashistët.
Gjithë kjo dhunë si parim është fashiste. Ndaj një policie që qëllohet me bomba molotovë, reagimi i Policisë së Shtetit është i redaktuar. Të ndodhesh në protesta të tilla është e rrezikshme. Plagosje të tilla kanë ndodhur edhe në Francë. Pamjet në Francë apo Itali janë pamje që tregojnë se Policia në Shqipëri është shumë më e butë se policitë homologe. Për rastin e djalit në fjalë, po hetohet gjithë zinxhiri komandues. Qeveria po kujdeset në lidhje me këtë rast. Erjonin e kam njohur sepse jemi të dy tifozë kuq e zi.
Dua t’i dërgoj mesazh Sali Berishës, sepse është e vetmja forcë politike që mbështet me armatim protestat, po fsheh në godinën e saj persona të kërkuar për dhunën.
