Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Minuta e parë tha se kryeministri Edi Rama e ka degjeneruar policinë për 14 vite dhe se tani shpërblen dhunën.
Salianji shtoi se PD ka me rrogë 2 mijë persona dhe se mblodhi në shesh 800 vetë.
Sipas tij, Berisha tentoi që ta prishë protestën e studentëve.
Ervin Salianji: Sali Berisha po tenton ta prishë protestën. PD paguan 2 mijë vetë dhe në shesh nuk ka më shumë se 800 vetë.
Revolta e studentëve është kundër regjimit të dy liderëve autokratë. Berisha është i vetmi lider opozite, që nuk del dot në shesh. Këtu kryetari i opozitës sheh veç interesat e veta. Por nuk ka më takat Berisha që të prishë këtë protestë. Këtu është një projekt politik, ku nuk mund të rrijë me as Rama dhe as Berisha. Studentët vranë frikën, është protestë dinjitoze. Është koha për të mbyllur një epokë të errët për Shqipërinë.
Lëvizja studentore në Serbi me atë në Shqipëri ngjajnë sepse të dyja kërkojnë largimin e autokratit. Edhe këtu kërkesat janë shtuar dhe kërkesa e parë është largimi i liderit autokrat. Qytetarët kërkojnë rregulla loje njëherë, e pastaj të shohim se cili është versioni më i mirë për të qeverisur. Ngjashmëria me këtu është se Rama do përfundojë si Vuçiç dhe opozita serbe nuk mori asnjë deputet. Kështu ka gjasa të përfundojë dhe opozita shqiptare. Unë do të jem krah lëvizjes studentore, pa kërkuar asgjë në këmbim madje. Studentët janë e vetmja shpresë për ndryshimin e vendit.
Rama dhe Berisha kanë interesa të përbashkëta dhe janë kundër studentëve. Edi Rama ka degjeneruar, shpërblen policët për dhunën që ata ushtrojnë. Opozita nuk flet për shumë afera, sepse PD dhe PS janë bashkë.
