Elite Youth Academy ka përfunduar me sukses seancën e parë të testimeve fizike për atletët e akademisë. Testimet shërbyen për të vlerësuar nivelin dhe performancën fizike të secilit atlet, duke krijuar një bazë të qartë për planifikimin e mëtejshëm të punës.
Në bazë të rezultateve të përftuara, do të analizohen progresi individual, aspektet që kanë nevojë për përmirësim dhe kërkesat specifike të secilit atlet. Mbi këtë bazë, do të hartohen programe të personalizuara stërvitore, me synim rritjen e kapaciteteve fizike dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës.
Pas rreth dy muajsh, atletët do t’i nënshtrohen një tjetër seance testimesh, për të vlerësuar progresin e arritur dhe efektivitetin e programeve të aplikuara.
Përmes këtij procesi të vazhdueshëm monitorimi dhe vlerësimi, Elite Youth Academy synon të mbështesë zhvillimin individual të talenteve, duke identifikuar nevojat e tyre dhe duke krijuar kushtet për përmirësimin e performancës fizike.
