Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-kreun e SHISH.

Kështu, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar dhe Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.

Hyseni akuzohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.

Vendimi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së
Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj.
V.H.

2. Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates sě Posaçme të Shkalles së
Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi
i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.

4. Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditäve, duke
nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar.

U shpall në Tiranë, me datë 04.11.2026.

Gjyqtar Florjan Kalaja

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb