I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Ilir Alimehmeti ka folur për zgjedhjet vendore të 9 majit dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
I pyetur nëse do të pranonte të garonte përballë kandidatit të mazhorancës, Alimehmeti u shpreh se interesi publik dhe bashkimi i opozitës duhet të jenë në radhë të parë.
Ai theksoi se forcat opozitare duhet të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të dakordësojnë kandidatët më të fortë për të 46 bashkitë.
Në radhë të parë është interesi publik dhe të gjithë, shoqëria kërkojnë një largim një orë e më parë të Edi Ramës. Ato janë zgjedhje të rregullta të datës 9 maj. Çështja është çfarë duhet të bëhet në të mirë të vendit. Rrëzimi i Edi Ramës është një e mirë për të gjithë 9 maj afrohet në mënyrë të rregullt por kjo duhet të ndodhë një orë më marrë. Ky është interesi i të gjitha palëve. Përndryshe këtë Shqipëri do ta shkretojmë. Pra kjo është madhore. Interes madhor është edhe pushteti vendor. Të gjitha forcat që dëshirojnë dhe janë për objektivin e parë shpresoj që të ulen njëra me tjetrën nxjerrin kandidatët e përbashkët më të fortë që kanë. Nëse ky njeri nëse nuk është rrëzuar më 9 maj, të jetë mundësia përmes një zgjedhjeje në favor të forcave opozitare të shkosh ti kërkosh rrëzimin një orë më parë. Shpresoj të arrijnë me maturi në gjetjen e individëve më të fortë. Unë e kam thënë në kuptimin e emrit të propozuar, mendoj që mund të jap ofertë e mirë, por duhet që ajo tavolinë ta vendosë. Emri që do të caktohet në 46 Bashki ideliasht duhen emra konsensualë, nëse këta aktorë do ta arrijnë këtë gjë hyjnë në histori. Interesi publik është i pari. Unë shtyj fort që kjo të ndodhë’, tha ai.
