Pamje të rënda janë publikuar nga sulmi i armatosur në ambientet e një filiali të Citibank në Tampa të Floridës, SHBA, ku një 35-vjeçar vrau një punonjëse dhe më pas u qëllua për vdekje nga shefi i sigurisë së bankës. Autori, i identifikuar si Jacob Pearson, hyri me forcë në ambientet e bankës të mërkurën, duke përplasur me automjet portën e sigurisë. Sipas raportimeve, shkak i sulmit dyshohet të ketë qenë një njoftim gjyqësor për një borxh prej 2,500 dollarësh.

Policia bëri të ditur se Pearson kishte telefonuar më herët firmën ligjore që po ndiqte çështjen e borxhit dhe kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur automjeti i tij përplas portën e objektit, ku punonin rreth 3,200 persona. Më pas, 35-vjeçari u përball me punonjësen 41-vjeçare, Lynn Selman, ndaj së cilës hapi zjarr me një pushkë gjahu. Pasi arma iu bllokua, ai u kthye te automjeti, mori një pistoletë dhe qëlloi sërish ndaj gruas, e cila po përpiqej të largohej. Selman ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sulmi përfundoi pasi shefi i sigurisë së bankës qëlloi ndaj autorit, duke e lënë atë të vdekur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb