Këtë të premte trajneri i Kombëtares, Maran doli në konferencë, ku bëri publike zgjedhjet e tij për ndeshjet e nëntorit. Numri një i pankinës kuqezi shpjegoi vendimet e tij, teksa në listë nuk munguan profilet interesante.
“Gjithmonë që përgatis listën, jam i bindur që është e duhura. Nëse nuk ftoj një lojtar, nuk do të thotë se nuk vlen. Sa i takon përmirësimit të statistikave, jemi në vendin e parë për pritshmëritë për gol. Ne duhet të jemi më konkret, dua të stërvis një skuadër që i përmirëson këtë statistika”.
Sa i takon Ivan Balliut, ai ka një dëmtim dhe ka vështirësi. Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga kombëtarja.
Presioni është nga ai pozitiv. Kam patur komunikim me lojtarët dhe kam kuptuar se ata duan të arrijnë objektivin. Ky presion na shërben që të japim më të mirën e mundshme. Në kombëtare më bie të takoj më rrallë këta lojtarë.
Indrit Tucin po e ndjekim. Në listë kam konfirmuar lojtarët që kanë bërë mirë. Është një lojtar i mirë, i cili më pëlqen.
