TIRANE – Bukuroshja Albijona Muharremaj nuk është më beqare. Vajza, e cila mban titullin Miss Gjermania 2015 është fejuar me Rexhep Bajraktarin, nga qyteti i Pejës.

Në një ceremoni familjare, çifti ka ndërruar edhe unazat e fejesës duke zyrtarizuar kështu gjithçka.

Rexhepi dhe Albijona janë të lidhur prej disa vitesh dhe këtë gjë këtë nuk e kanë mbajtur të fshehtë, duke publikuar edhe foto në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale.

Albijona Muharremaj ka lindur në Prizren dhe në moshën 5-vjecare është zhvendosur në Gjermani së bashku me familjen. Aktualisht ajo jeton në Munih, ku dh studion në vitin e fundit në Universitet.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb