Opozita ka braktisur punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Bashkëkryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso e kanë braktisur mbledhjen.
Bylykbashi në fjalën e tij deklaroi se nuk mund të flitet me mazhorancën, nëse shteti vazhdon që të ndikojë në procesin zgjedhor.
Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se kjo është strategji politike e opozitës.
Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso çohen në këmbë
Damian Gjiknuri: Më dëgjo njëherë, mos u tremb nga mendimi. Ndoshta mund të jem dakord me ty unë.
Damian Gjiknuri: Një gjë duhet theksuar. Shpreheni se keni gati propozimet. Propozimet duhet t’i kishit sjellë. I keni që t’i paraqisni në ditën e fundit.
Unë e kuptoj se kjo është strategji politike. Në kushtet kur opozita e bojkotoi seancën, mbyll punimet e Komisionit.
