Para ndeshjes ndaj Francës dhe Belgjikës në Nations League, trajneri i Italisë, Mancini, dha mendimin e tij.

‘Duke parë situatën në këtë moment, duke parë sesi shkuan gjërat në 4 ndeshjet e kaluara, kemi mundësinë të luajmë për kualifikimin në gjysmëfinale-tha Roberto Mancini nga Coverciano kur kombëtarja italiane nisi grumbullimin-por është e sigurt gjithashtu se rruga është e gjatë dhe ka ende shumë për të bërë’.

‘Ka nga ata që të rinjtë i aktivizojnë, të tjerë jo-shtoi trajneri i Të Kaltërve-por ne kemi detyrimin që t’i kërkojmë dhe të grumbullojmë lojtarët e rinj që t’i njohim direkt. Për këtë arsye marrim edhe lojtarë shumë të rinj me cilësi të mira teknike. Mendoj se në një kohë të shkurtër ata mund të bëhen shumë të mirë’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb