Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York.
Zjarri shpërtheu në një apartament në katin e tretë të ndërtesës në adresën 660 Riverside Drive, mes rrugëve West 143rd dhe 144th.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New York-ut (FDNY), apartamenti ishte i mbushur me një numër të madh objektesh, çka e vështirësoi ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Massive two-alarm fire tears through Manhattan apartment building, killing 1 https://t.co/mV7nXPI2Fu https://t.co/v7WZAlucq4
— New York Post (@nypost) November 9, 2026
Për shkak të përhapjes së flakëve, në orën 01:47 u dha alarmi i dytë, duke sjellë mobilizimin e forcave shtesë në vendngjarje.
Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, zjarrfikësit gjetën një burrë pa ndjenja. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, vdekja e tij u konstatua në vend.
Një tjetër person pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, ndërsa një person i tretë mori lëndime të lehta, por refuzoi trajtimin mjekësor.
Edhe dy zjarrfikës mbetën të plagosur lehtë gjatë operacionit dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
