Prej 163 ditësh qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestat para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Protestuesit kanë bërë të qartë se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë, ndërsa theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.

Ata deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre përballë Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre dhe duke mos tërhequr thirrjen për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb