Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se ky i fundit do të garojë si kandidat i pavarur.

Lapaj u shpreh se shpreson që edhe forcat e tjera që e mbështetën fillimisht Binajn të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që partia e tij të nxjerrë një kandidat më vete, nëse Binaj nuk kërkon mbështetjen e tyre.

“Ne i qëndrojmë mbështetjes për zotin Binaj. Do ta mbështesim dhe uroj që të mos tërhiqen të tjerët nga mbështetja që i dhanë në fillim. Ai del si kandidat i pavarur, ndoshta nuk e kërkon mbështetjen tonë dhe ne do të nxjerrim një kandidat tonin, por nuk tërhiqemi nga mbështetja për të”, deklaroi Lapaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb