Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka deklaruar se SPAK ka regjistruar procedim penal në lidhje me dosjen Albanian Files.
Sipas gazetares janë sekuestuar të gjitha dosjet konkrete në AZHT. Ajo tha se për këtë çështje do të duhet të merren në pyetje arkitektët për mënyrën se si i kanë dhënë projekt-idetë, kush i ka miratuar dhe nëse ka patur problematika.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se nëse duhet të ketë një person që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë çështje ai është kryeministri Edi Rama.
“SPAK pasi ka regjistruar procedimin penal janë marrë projekte dhe është parë si është vepruar me to.
Janë duke u sekuestruar në AZHT të gjitha dosjet kontrete.
Do nevojitet pyetja e arkitektëve. Si e kanë dhënë projektin, kush i ka miratuar, a ka pasur problematika?
Ky hetim ka shumë sfida, është folur mbi stararkitektët por mbi këta është zoti Rama. Nëse do ketë një person që do të mbajë përgjegjësi penale ai është Rama.
Ka dyshime të forta për mënyrën si është vepruar. A është vepruar me klientelizëm?”, tha gazetarja Klodiana Lala.
