Një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rënies, punëtori ka pësuar dëmtime në kokë. Ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të dëmtimeve të marra do të transportohet drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të punëtorit nga skela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: