Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka ngritur pretendime të tjera lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe çështjet që, sipas tij, duhet të hetohen nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare.
Toska u ndal edhe te projekti “Albanian Files”, për të cilin tha se po hetohet, duke pretenduar se përmes tij janë evidentuar komplekse turistike që synohet të ndërtohen në të gjithë Shqipërinë.
Gazetari deklaroi se nuk e humbet shpresën që kryeministri Edi Rama të përballet me drejtësinë, ndërsa pretendoi se ai nuk do të largohet nga posti i kryeministrit pa marrë më parë garanci nga ndërkombëtarët se nuk do të përfundojë në burg.
Sipas Toskës, kryeministri kërkon që ndërkombëtarët të mbyllin sytë përballë situatës në Shqipëri, ndërsa ai pretendon se ekzistojnë fakte konkrete për korrupsion.
“Unë nuk e humbas shpresën se Rama do të arrestohet. Rama nuk e lëshon karrigen e kryeministrit pa marrë garanci nga ndërkombëtarët se nuk shkon në burg. Ai kërkon të mbyllni sytë, por këtu ka fakte konkrete për korrupsion”, u shpreh Toska.
Në vijim, gazetari pretendoi se Rama po përdor të gjithë njerëzit që ka në dispozicion për të qëndruar në pushtet. Ai solli si shembull edhe zhvillimet në Serbi, duke iu referuar mënyrës se si, sipas tij, u trajtuan politikanët e korruptuar pas humbjes së zgjedhjeve nga pushteti i Aleksandër Vuçiçit.
“Ndaj Rama përdor gjithë njerëzit për të qëndruar në pushtet. Në një moment do ta bëjë dikush. Në Serbi e pamë shembullin se si u trajtuan politikanët e korruptuar pas humbjes së zgjedhjeve nga Vuçiçi”, deklaroi gazetari.
Toska: Po hetohet edhe “Albanian Files”. Përmes këtij projekti janë nxjerrë komplekset turistike që duan të ndërtojnë në të gjithë Shqipërinë.
Nuk e humbas shpresën se Rama do të arrestohet. Rama nuk e lëshon karrigen e kryeministrit pa marrë garanci nga ndërkombëtarët se nuk do të shkojë në burg. Ai kërkon që të mbyllni sytë, por këtu ka fakte konkrete për korrupsion.
Ndaj Rama përdor të gjithë njerëzit për të qëndruar në pushtet. Në një moment do ta bëjë dikush. Në Serbi e pamë shembullin se si u trajtuan politikanët e korruptuar pas humbjes së zgjedhjeve nga Vuçiçi.
