Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës së studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në një protestë kombëtare, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit.

Edhe gjatë protestës së sotme nuk kanë munguar gjobat ndaj pjesëmarrësve. Pavarësisht se tubimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident apo përplasje, policia ka ndëshkuar me gjobë një tjetër të ri.

Ky veprim ka rikthyer vëmendjen te masat e marra nga policia ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë.

Kujtojmë se kjo është dita e 165-të e protestës, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke këmbëngulur në një kërkesë të vetme: largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb