Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut Kukës, me intensitet të ulët deri në mesatar. Si pasojë e tyre, rrugët nacionale dhe ato bashkiake mbeten nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujërave.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse, po ndjek nga afër situatën në terren, duke mbajtur në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat për përballimin e çdo situate të mundshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Strukturat përkatëse janë në monitorim të vazhdueshëm dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbajtjen funksionale të akseve rrugore.

Pamje nga ndërhyrjet dhe puna në aksin Dushaj–Lekbibaj, Bashkia Tropojë, si dhe në aksin Kukës–Shishtavec, Bashkia Kukës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb