Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me tri mungesa në skuadër, për ndeshjen ndaj Izraelit.  Veldin Hoxha do të mungojë për shkak të pezullimit, pas kartonit të kuq të marrë në përballjen me Izraelin.

Ndërkohë, Edon Zhegrova e ka lënë grumbullimin e Kombëtares për shkak të një dëmtimi, duke mos qenë në gjendje të ndihmojë ekipin.

Mungesa e tretë është sulmuesi Enis Rexhepi, për të cilin ende nuk është përfunduar dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e përfaqësueses në FIFA. Kështu, Kosova do të duhet të vazhdojë përgatitjet me këta tre futbollistë jashtë skuadrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb