Shqipëria U21 ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, spanjollët shtuan presionin ndjeshëm, por pa mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës. Kujtojmë që në këtë takim hyerja ishte falas.
