Shenzhen i Kinës është kthyer në një skenë të vërtetë futuriste, ku më shumë se 100 robotë humanoidë kanë mahnitur publikun me performancat e tyre. Robotët kanë kërcyer në sinkron, kanë zhvilluar ndeshje të simuluara boksi dhe kanë demonstruar lëvizje të arteve marciale, në një spektakël që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
Shfaqjet u organizuan të martën, më 17 nëntor, në kuadër të aktiviteteve që shoqërojnë samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili po mbahet në këtë qytet. Kina po shfrytëzon praninë e liderëve dhe delegacioneve nga e gjithë bota për të prezantuar arritjet e saj në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Humanoid robots are dancing and sparring cream in Shenzhen as the Chinese tech hub welcomes world leaders for the APEC summit.
More than 100 robots performed in a central square Tuesday, while visitors watched robot fights and martial arts demonstrations at a robotics center. The displays offered a glimpse of how China is bringing robotics and automation into everyday life.— CBS News (@CBSNews) November 17, 2026
Në sheshin qendror të Shenzhenit, mbi 100 robotë morën pjesë në një koreografi të sinkronizuar, duke kryer lëvizje të koordinuara përpara një turme të madhe spektatorësh. Shumë prej tyre filmuan performancën me telefonat celularë, ndërsa pamjet e spektaklit u shpërndanë edhe në rrjetet sociale.
Vëmendje të veçantë morën edhe demonstrimet në qendrën e robotikës Galaxy Robotics 6S Base, ku robotët humanoidë shfaqën aftësi në artet marciale dhe zhvilluan përballje të simuluara boksi.
Por demonstrimet nuk u kufizuan vetëm te argëtimi. Vizitorët patën mundësi të ndërvepronin drejtpërdrejt me robotët dhe të shihnin se si ata kryenin edhe detyra të zakonshme të përditshmërisë, përfshirë servirjen e akullores.
Humanoid robots danced, sparred in a metal cage and served ice cream to visitors and residents in Shenzhen as the southern Chinese technology hub welcomed world leaders during the Asia-Pacific Economic Cooperation summit https://t.co/JDv05L50gd https://t.co/f6Iz8OadXE
— Reuters (@Reuters) November 17, 2026
