Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, është ndalur te arkat me para të gjetura në vilën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe te rastet e tjera që, sipas tij, përfshijnë socialistët.

Ai akuzoi socialistët se janë të kapur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa u kujtoi edhe Asamblenë e mbajtur pak ditë më parë në Gjirin e Lalzit.

Berisha u shpreh se heshtja e tyre përballë deklaratave të kreut të qeverisë ishte e turpshme dhe se këtë qëndrim do ta vuajnë për shtatë breza.

“Ju ka kapur ai. Në një arkë si ajo e Ballukut, Maznikut iu gjetën 900 mld euro, atij iu gjetën 7 mln. Ti je një nga mëkatarët më të mëdhenj, je i heshtur, por e di vetë ti si je.

Në tre breza do ta vuani skenën e Lalzit. Kur t’ju shohin nipat e nipave se çfarë mall keni qenë. Si mund të qëndroni aty e të heshtni kur vendi po rrokulliset?

As Sueli nuk do t’ju tregonte bërrylin siç u tregove ti kuqezinjve, pasi i nxore syrin heroit të tyre, Erjon Vishkullit. Do ta marrësh çdo ndëshkim. Je i akuzuar për vrasje, të kanë djegur dosjet, por të dhënat janë.”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb