Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend teksa ai mbante fjalën për buxhetin e shtetit për vitin 2027.

Shehaj thekson se Rama nuk është në kushtet për të folur për buxhetin e familjeve, në një kohë që SPAK ka zbuluar se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka abuzuar me të paktën 1 miliard euro të qytetarëve.

Shehaj kërkon që kryeministri të japë dorëheqjen dhe të japë llogari për paratë që qeveria e tij u ka vjedhur shqiptarëve.

“Çfarë hipokrizie! Rama flet për koston e jetesës, ndërkohë që Balluku akuzohet për 1 miliard euro abuzime me paratë e shqiptarëve, ndërsa Veliaj e kërcënon nga burgu. Përpara se t’u flasë shqiptarëve për hallet e tyre, Rama duhet të japë llogari për vjedhjen që i ka bërë atyre! Duhet të japë dorëheqjen!”, shprehet Shehaj.

 

DEKLARATA E PLOTE E AGRON SHEHAJT

Ka ardhur Edi Rama këtu në Kuvend dhe po flet. Po flet për koston e jetesës për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë SPAK-u zbuloi që Belinda Balluku ka abuzuar me të paktën 1 miliard euro. 1 miliard euro!

Ndërkohë krahu i tij i djathtë Erion Veliaj është në burg dhe e kërcënon. Në burg i ka dërguar ministrin e Drejtësisë për ta kërcënuar.

Ky kryeministër që ka vjedhur shqiptarët duhet të japë dorëheqjen. Duhet të japë dorëheqjen. Duhet të largohet. Nuk mund të flasë për shqiptarët.
Nuk mund të flasë për vështirësitë e tyre. Nuk mund të flasë për të ardhmen e Shqipërisë

Kanë vjedhur shqiptarët. Kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: