Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në replikën e tij pas fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, ka sqaruar episodin e videos që u bë virale nga një ndeshje e Kombëtares në stadium, ku Balla shfaqej duke reaguar në momentin kur tifozët këndonin “Rama, jep dorëheqjen”.
Më tej, Balla e cilësoi opozitën si të lodhur, duke deklaruar se ajo nuk do të ketë më fuqi as të nxjerrë kandidatë për zgjedhjet lokale të 9 majit.
“Di ta ndaj mirë të qenit tifoz futbolli apo të marrësh pjesë në një protestë në mbështetje të UÇK-së. Janë dy gjërat që dua më shumë, pas pjesëve të tjera. Kombëtarja është krenari për ne dhe mbrojtja e UÇK-së është detyrë.
Sa për bërrylin, lexojeni: ‘Hip këtu, shif Durrësin’, sa herë të shihni politikë në stadium. Sali, Rama nuk e jep dorëheqjen. Do ta qeverisë Shqipërinë derisa të përmbushim programin 2030 e më tej. Nuk e caktoni kurrë ju.
Sa për ju këtu, aq të lodhur jeni, edhe nga protesta, sa nuk do të keni fuqi as të nxirrni kandidatë më 9 maj. Nuk ta mbajnë, o Tritan. Një gjë e arriti protesta: ju përdhunoi”, tha ai.
