U kolapsua në fushë më 23 tetor, u shtrua me urgjencë në spital ku u diagnostikua me meningjit, por pas frikës dhe ankthit vjen lehtësimi. Vincent Kompany ka lënë pas atë gjendje të rëndë, u rikthye fillimisht në stërvitje, ndërsa së fundmi u paraqit edhe në konferencën zyrtare për shtyp përpara sfidës kundër Koln ku do të jetë edhe në pankinë. Me krahun e lidhur, Kompany theksoi se tani ndihet mirë dhe gati për këtë rikthim:
“Ndihem mirë, madje shumë mirë, jam gati për këtë rikthim”, u shpreh Kompany. Tekniku belg zbuloi se ka marrë mesazhe pafund gjatë kësaj periudhe, por mezi po pret të rikthehet në punë, të drejtoj ekipin nga pankina:
“Ajo që më ka pëlqyer vërtet ishte të shoh se si djemtë kanë qëndruar të bashkuar. Do të veçoja ndeshjen kundër Atlético-s. Ai ishte një nga momentet më të mira. Sigurisht, situata ishte ndryshe ku pësuam gol në fund nga B.Dortmund. Nuk më pëlqen të ndjek ndeshjet nga TV, preferoj të jem në pankinë. Sfida kundër Koln? Kam 4 javë që pres këtë sfidë, jam me të vërtetë shumë i motivuar, shpreh ta përcjell këtë edhe tek skuadra”, u shpreh Kompany.
