Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka shprehur mbështetjen e saj për protestuesit në Shqipëri, duke iu bashkuar sot protestës kundër qeverisë Rama në Tiranë.

Në pamjet e publikuara, Thunberg shihet duke pozuar në kryeqytet, ndërsa pas saj dallon mbishkrimi “28-29 Nëntor”, në një referencë ndaj protestave kombëtare që janë paralajmëruar të zhvillohen në Tiranë në këto data.

Më herët, në një prononcim për News24, aktivistja suedeze deklaroi se bota po ndjek atë që po ndodh në Shqipëri. Ajo vlerësoi qëndresën e qytetarëve dhe veçanërisht energjinë e të rinjve që vijojnë të protestojnë.

Prania e Thunberg në protestë vjen në kuadër të mbështetjes së saj publike për qytetarët që po marrin pjesë në tubimet kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: