Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe u plagos nipi i tij. Policia ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen “1 Maji”.
Sipas njoftimit zyrtar, në rrethana ende të paqarta, persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Hasanit. Si pasojë, Selami Hasani ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij, J. H., ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre.
Ndërkohë, në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet në flakë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit për t’u larguar pas krimit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur nipi i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
