Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën turistike të Nungwi në Zanzibar të Tanzanisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke shkatërruar gjashtë hotele. Ngjarja ka shkaktuar panik mes turistëve dhe punonjësve, ndërsa rreth 183 pushues janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
Sipas raportimeve të Associated Press, zjarri shpërtheu të shtunën pasdite në hotelin Makofi dhe u përhap me shpejtësi në ndërtesat përreth. Përhapja e flakëve u favorizua nga erërat e forta dhe çatitë e hoteleve, të ndërtuara me materiale bimore lehtësisht të ndezshme.
BREAKING NEWS 🇹🇿
A massive fire has erupted in Nungwi, Zanzibar, destroying several hotels, restaurants and shops. Around 183 tourists have been evacuated. Authorities are investigating the cause of the fire.
More updates to follow. https://t.co/qEAc8fTwfJ— KIBOGOYO (@Kibogoyoo) November 22, 2026
Gjatë incidentit mbetën të plagosur disa punonjës, ndërsa autoritetet ndërhynë me dhjetëra zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Pas rreth tre orësh përpjekjesh, zjarri u arrit të shuhej. Dyshimet paraprake sugjerojnë se flakët mund të kenë nisur nga një furrë që përdorej për përgatitjen e bukës, por shkaku i saktë i incidentit mbetet ende nën hetim.
Ministrja e Turizmit dhe Antikiteteve të Zanzibarit, Nasra Nasor, deklaroi se qeveria do të kryejë një vlerësim të menjëhershëm për të përcaktuar rrethanat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara, përpara se të vendosë për masat e mëtejshme.
Nungwi është një nga zonat më të frekuentuara turistike të Zanzibarit, e njohur për plazhet dhe klimën tropikale. Ngjarja ka goditur një prej destinacioneve më të njohura të arkipelagut, ku turizmi përbën një nga sektorët kryesorë të ekonomisë.
