Momente paniku janë regjistruar të hënën në mëngjes në shkollën e mesme “La Martinière Monplaisir” në Lyon të Francës, pasi një fishekzjarret shpërthyen në ambientet e shkollës, duke lënë rreth 40 nxënës të plagosur.

Ngjarja ndodhi gjatë pushimit, kur një mjet piroteknik u ndez dhe më pas u hodh në mes të sallës së pritjes, ku ndodheshin dhjetëra nxënës.

Sipas drejtorit të shkollës, rreth 40 nxënës kërkuan ndihmë në infermieri. Ata kishin pësuar lëndime të lehta ose ndodheshin në gjendje shoku pas shpërthimit.

Në një mesazh drejtuar prindërve, drejtori bëri të ditur se dy nxënës janë identifikuar si autorë të ngjarjes dhe janë arrestuar.

Ndërkohë, situata ka shkaktuar shqetësim të madh në institucionin arsimor. Sipas medias franceze “Le Progrès”, mësuesit kanë vendosur të ndërpresin punën gjatë pasdites, duke ushtruar të drejtën e tyre për të mos punuar.

Kjo nuk është hera e parë që shkolla përballet me incidente të tilla. Sipas raportimeve, të enjten e kaluar, drejtues të institucionit u plagosën pasi një ose disa fishekzjarrë u hodhën brenda ambienteve të shkollës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: